RTSH 24 Live

Politikë

Alibali: BE do të kërkojë monitorim për detyrat ndaj Shqipërisë

01/11/2024

Alibali: BE do të kërkojë monitorim për detyrat ndaj Shqipërisë

Për, Neritan Alibalin, Bashkimi Evropian do të monitorojë Shqipërinë në gjithë procesin e saj në diskutimet për grupkapitujt dhe plotësimin e kritereve, si edhe për zhvillimet e brendshme politike.

Sipas tij, më parë Unioni ka pasur një rol aktiv vetëm në rast konfliktesh politike duke ulur palët, por tashme BE do të jetë aktive duke monitoruar gjithë procesin e brendshëm.

Në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, Alibali deklaroi se “tashmë statusi i marrëdhënieve Shqipëri-BE ka ndryshuar.

Me hapjen e grupkapitujve është rritur monitorimi i BE-së ndaj vendit tonë për veprimet që bënë qeveria. BE-ja nga sot e tutje do të jetë një vëzhgues aktive por kjo nuk besoj që do të ndodhi si më parë në raste debati ajo vinte dhe ulte palët ndërsa tani nuk besoj se do të ketë një negociator publik që të uli palët.

Tani mazhorancën do ti kërkohet llogari duke i kërkuar që të mbaj përgjegjësi dhe të dialogoi me opozitën.

“Sepse dhe progres-raportin i thotë ato shqetësimet që ka ngritur opozita dhe ato nuk janë thjesht kërkesa politike të saj por janë kriteret që duhet të plotësohen.Ndaj do të ketë një monitorim të drejtpërdrejtë nga BE për detyrat.