RTSH 24 Live

Kosovë

Albin Kurti: Ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës

16/11/2023

Albin Kurti: Ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet projekt-buxheti, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për kritikat e opozitës mbi largimin e qytetarëve nga Kosova.

Kurti shpjegoi se shqiptarët e Kosovës largohen nga vendi, por nuk po ndodh fenomeni i zbrazjes.

Sipas tij, nuk do të ketë as pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.

Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat kur kemi qenë të okupuar për azil politik ose azil ekonomik”, u shpreh Kurti gjatë seancës plenare.

Kurti shtoi se largimi i qytetarëve nga Kosova në vendet evropiane e ndihmon komunitetin e biznesit dhe studentët.

/rtsh.al/