RTSH 24 Live

Politikë

Akuzat për “Partizanin”- Malltezi para SPAK: Rama dëm 320 mijë euro. SPAK krijoi piramidë mashtrimi

11/09/2024

Akuzat për “Partizanin”- Malltezi para SPAK: Rama dëm 320 mijë euro. SPAK krijoi piramidë mashtrimi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” në një deklaratë për media para Prokurorisë së Posaçme ku pritet të njihet me akuzat, ka drejtuar akuzuar Kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin e vetëm për përfitimin e 320 mijë euro në lidhje me çështjen “Partizani”.

Malltezi u shpreh se i vetmi dëm që kanë pësuar financat e shtetit, ka ardhur nga Rama.

Malltezi vijoi më tej duke thënë se SPAK ka krijuar piramidë mashtrimi duke gënjyer me dokumente zyrtare.

Mbajnë në arrest politik, antikushtetues kryetarin e opozitës bazuar në urdhrin politik të Ramës dhënë në Kongresin e PS më 9 prill 2022 dhe në asamblenë e PS më 7 maj 2022.

Rezulton se mungon fakti penal. Kjo është çështje civile e pronarëve të tokës. Shteti nuk ka humbur asnjë cent. Korrupsioni bëhet duke zbatuar ligjin tha prokurorja e emëruar nga Taulant Balla.

I vetmi dëm që ka ardhur në financat e shtetit ka ardhur nga dëmi I Edi Ramës i cili ka shpërdoruar detyrën duke sjellë dëm ekonomik mbi 320 mijë euro, të cilin SPAK e mori si vendim gjykate por refuzon ta bëjë pjesë të çështjes, jo më ta mbajë përgjegjës penalisht Ramën. SPAK ka krijuar një piramidë mashtrimi ka gënjyer me dokumente zyrtare”, u shpreh Malltezi.

Ky i fundit theksoi se disponojnë shkresat e Anastas Angjelit dhe Blendi Klosit ku shpreheshin mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Gënjyen duke thënë sikur ishte pjesë e planit të përhapjes kur vetë hetuesit e përzgjedhur nga PS në SPAK kishin shkuar dhe vërtetuar se nuk ishin pjesë e planit të përhapjes as në 2004.

Gënjyen kur thanë së Berisha ndryshoi destinacionin e tokës kur në dokumentet e tyre kemi gjetur që destinacionin e kishin ndërruar Rama me drejtorët e tij pa kërkesë të palës pronare. Jemi në institucionin afërmend të Ramës, ku ka emëruar patronazhistët”, theksoi ai.

/rtsh.al/