Pas kryeministrisë, në një akt të paprecedëntë, militantët e PD-së kanë sulmuar me molotovë selinë qëndroere të Partisë Socialiste. Disa prej protestuesve që hedhin molotovë, kanë vënë maska për të mos u identifikuar.
Ndërsa hodhën molotovë drejt kryenistrisë policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës.
“Ndaloni sulmin me mjete piroteknike në drejtim të Policisë”, dëgjohej thirrja me megafon.
Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së ministrisë së Brendshme ku hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe këtu jetën e policëve për shkak të pëdorimit të molotovëve.