Aksidentet rrugore i kanë marrë jetën sërish një qytetari në autostradën Thumanë-Laç. Policia e Kurbinit bëri të ditur se të premten në mbrëmje, rreth orës 19.00, është regjistruar një aksident me pasojë humbje jete në autostradën Thumanë-Laç.
Sipas Policisë, rreth orës 19:00, automjeti i drejtuar nga shtetasi F. T., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar.
“Për shkak të plagëve të marra, viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga autoritetet për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe identifikimin e viktimës.”, njofton policia.
/rtsh.al/