RTSH 24 Live

Televizion

Politika dhe liderët fetarë, Kruja: S'ka një ndikim të drejtpërdrejtë. Teologu Çomeni: Politika bën tentativa

4 orë para

Politika dhe liderët fetarë, Kruja: S'ka një ndikim të drejtpërdrejtë. Teologu Çomeni: Politika bën tentativa

Në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH, moderatori  Mentor Nazarko ngriti pyetjen se a po tenton politika që të motërzohet me komunitete të veçanta, apo me udhëheqës të veçantë fetarë, për të ndikuar në elektorat?

Genti Kruja, lektor i Sociologjisë së Fesë, Komunikimit Ndërkulturor dhe Dialogut Ndërfetar u përgjigj se ka përpjekje në këtë drejtim, se pse në votuesit janë janë edhe besimtarë, praktikantë nga komunitet fetare.

“Por, nuk mendoj se ka një komunikim të drejtpërdrejtë me një ndikim nëpërmjet liderëve apo lidershipit fetar, sepse sot janë edhe mjetet e komunikimit, ku menjëherë, diçka që thotë dikush, bëhet lajm. Mjetet e komunikimit masiv kanë bërë që besimtarët sot të jenë më koshientë, në lidhje dhe me zgjedhjen e tyre, se kujt do t’ia japin votën. Nuk ka një orientim direkt, pra, me sa di unë, të paktën në këto vite që jam angazhuar me komunitetet fetare”, tha ai.

Ndërsa teologu, Thoma Çomeni, u shpreh se të paktën për kishën orthodokse, nuk ka shenja që të jetë një tentativë e tillë.

“Tentativa bëhen nga ana politike, gjithmonë do bëhen tentativa, por nuk ka qëndrime as të drejtpërdrejta, as të nënkuptuara nga udhëheqësit fetarë. Ama pjesa politike, kërkon gjithmonë që ta bëjë atë dhe kërkon forma nga më të ndryshmet. Për shembull, kemi një rast vjet, a para dy-tre vitesh. U ndanë legalizimet e objekteve fetare, kishave, xhamive, teqeve dhe ishte një periudhë para se të ndodhnin zgjedhjet. Dhe shpesh herë e morën që, kjo po ndodh se ishte fushatë. Jo, ishte një proces që ishte në një kohë të caktuar dhe unë jam i sigurt, se nuk ndikoi.”, tha ai.  

/rtsh.al/