Në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH drejtuar nga Mentor Nazarko, studiuesi Alfred Cako ka ngritur çështjen e korrupsionit, i cili, sipas tij, “në Shqipëri, ka qenë një plagë në periudhën e tranzicionit dhe ka qenë përtej normave”.
“Si ka folur ati Vlash Palaj, që nuk e njoh shumë, e kisha dëgjuar, ai ka folur pak a shumë si Altin Dumani dhe një çikë më shumë se Altin Dumani. Dhe duket që ka hyrë në sferën e monedhës, të Çezarit. Nuk po analizoj, nëse ka të drejtë apo jo. Korrupsioni, në Shqipëri, ka qenë një plagë në periudhën e tranzicionit dhe ka qenë përtej normave. Ai përdor një shprehje shumë të bukur, që unë po e them me fjalët e mia: “i kanë kaluar limitet”. Ajo ishte shprehja më e bukur. D.m.th e kanë tepruar zullumin. Sepse, ai e di që korrupsion ka kudo, në çdo vend të botës, po këta e kanë kaluar normalen që ndodh në shtetet e tjera perëndimore. Pra, shkalla e korrupsionit është shumë e lartë dhe ka të drejtë.”, tha Cako.
/rtsh.al/