RTSH 24 Live

Televizion

Teologu Thoma Çëmeni: Dimensioni i komuniteteve fetare është keqkuptuar

5 orë para

Teologu Thoma Çëmeni: Dimensioni i komuniteteve fetare është keqkuptuar

Agjërimi, kreshma, si dhe harmomia ndërfetare, janë disa prej çështje të cilat po trajtohen në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH drejtuar nga Mentor Nazarko, i cili ka bërë bashkë në një tryezë debati, mes të ftuarve, studiuesin Alfred Cako dhe teologë të njohur.

Teologu Thoma Çëmeni, gjatë komenteve të tij u shpreh se dimensioni i komuniteteve fetare shpesh është keqkuptuar.

“Ajo që ndoshta, do krijonte diskutim në këtë rast, është që, deri ku drejtuesit e komuniteteve fetare, apo ndoshta edhe predikuesit, apo dhe klerikët, duhet të shkojnë dhe të shoqërojnë problem shoqërore, që ka një shoqëri dhe i mbart një shoqëri. Ndoshta, ndonjëherë është keqkuptuar ky dimensioni i komuniteteve fetare, sepse mendohet qe po hyjmë në fusha të tjera të shoqërisë dhe marrim përsipër rolin e institucioneve të tjera që ka shteti shqiptar, Unë mendoj që, në këtë rast, nuk është diçka e gabuar ose diçka që nuk duhet të ndodhë. Është një diskutim, është një komunikim i një kleriku me grigjën e vet dhe po thotë problematika, të cilat edhe në rrethanat që po ndodhin në kohën e kreshmëve dhe në përgatitjen për Pashkët, e justifikon plotësisht qëndrimin.”, tha Çërmeni.

/rtsh.al/