RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar.
Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive satelitore si dhe 11 kanale radio në platformën transmetuese satelitore.
Së fundi RTSH njofton shikuesit e tij në Shqipëri dhe Europë, se transmetimi i programeve satelitore do ndryshojë parametrat e marrjes së sinjalit.
Parametrat e rinj për marrjen e sinjalit satelitor janë: Sateliti Eutelsat W2 (16A) në pozicionin orbital 16.0 gradë Lindje (East), frekuenca 12522 MHz, Symbol rate 10833 MS/s, FEC 3/5, Polarizimi Vertikal, Modulimi S2 8PSK.
Për të marrë sinjalin me parametrat e mësipërm nevojitet një marrës satelitor DVB-S2.
RTSH bën me dije që duke filluar nga data 30 Mars 2025 transmetimi i programit televiziv në parametrat ekzistues të sinjalit do të ndërpritet dhe kanalet e rrjetit RTSH do mund të shikohen vetëm në parametrat e rinj.
Për çdo pyetje mund të shkruani në adresën noc@rtsh.al.
/rtsh.al/