RTSH 24 Live

Aktualitet

Presidenti Begaj takon homologen maqedonase, Davkova: Bashkëpunimin për të avancuar procesin e integrimit në BE

3 orë para

Presidenti Begaj takon homologen maqedonase, Davkova: Bashkëpunimin për të avancuar procesin e integrimit në BE

Presidenti Bajram Begaj, në kuadër të punimeve të edicionit të 12-të “Global Baku Forum” që po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, u takua të premten edhe me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas njoftimit për shtyp, gjatë këtij takimi, Begaj diskutoi mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtet-formues e paqedashës.

Presidenti Begaj, në fjalën e mbajtur në Forumin Global Baku 2025, bëri apel për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe siguria.

/rtsh.al/