RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në Bradashesh-Elbasan, përplasen 2 automjete, plagosen 2 persona

27/05/2024

Aksident në Bradashesh-Elbasan, përplasen 2 automjete, plagosen 2 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (27 maj) në aksin rrugor Bradashesh-Elbasan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur e janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dy drejtuesit e mjeteve.

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Bradashesh-Elbasan", automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/