RTSH 24 Live

Televizion

Akademia e RTSH trajnim në Shkodër, në fokus gazetaria e terrenit dhe ngritja profesionale e stafit

16/09/2023

Akademia e RTSH trajnim në Shkodër, në fokus gazetaria e terrenit dhe ngritja profesionale e stafit

Akademia e Trajnimeve në RTSH ka zhvilluar një trajnim dyditor me gazetarë, kameramanë dhe montazhierë të QVA Shkodër.

Përgatitja e kronikave informative, reportazhi dhe lidhjet direkte ishin në fokus të këtij trajnimi, duke vënë theksin në gazetarinë e terrenit, me prioritet qytetarin dhe sherbimet ndaj tij.

"Qëllimi i trajnimeve që Akademia e RTSH-së ka nisur në qendrat vendore është për të ndihmuar gazetarët e terrenit në mënyrë që ata të jenë sa më pranë çeshtjeve që kanë qytetarët, shqetësimeve që ata kanë. Nga ana profesionale ne besojmë se është i rëndësishëm trajnimi në vazhdim. Besoj se kemi gjetur frymën e duhur, si në Shkodër, si në rrethet e tjera për të punuar dhe dëshirën e madhe për të rritur nivelin profesional dhe për të trajtuar në vazhdimësi tema sa më interesante, në mënyrë sa më profesionale," u shpreh Elton Metaj, Drejtor i Akademisë së RTSH-së.

Gjatë dy ditëve të trajnimit, përveç diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave në mjediset e RTSH Shkodra, u punua konkretisht edhe në terren.

Rritja e vazhdueshme profesionale, njohja me elementet e reja të gazetarisë së terrenit dhe jo vetëm, janë prioritete të përcaktuara nga Akademia e RTSH-së.

Gazetar: M. Gjoni 

/rtsh.al/