RTSH 24 Live

Sociale

Adoleshentët e teprojnë në palestër, mjekët ortopedë zbulojnë dëmet dhe rreziqet e trendit të ri

7 orë para

Adoleshentët e teprojnë në palestër, mjekët ortopedë zbulojnë dëmet dhe rreziqet e trendit të ri

Trendi më I fundit mes adoleshentëve dhe të rinjve për një trup me forma të bukur dhe muskuj të dukshëm në palestra po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin e tyre. Mjekët ortopedë thonë se janë të përditshme rastet kur fëmijë vijnë më dëmtime në shtyllën kurrizore apo muskuj për shkak të sforcimit të strukturave gjatë ushtrimeve në palestër.

 “Në tentativë për të formuar muskuj dhe forma të bukura të trupit, ushtrohen në palestër dhe pa dashje mbingarkojnë strukturat. Strukturat janë përllogaritur të mbajnë një sasi ta caktuar peshe. Pesha e ushtruar mbi strukturën ka kufi, nëse e kalon këtë kufi, automatikisht bëhet një rriskë për deformimin ose dëmtime të pakthyeshme. Djemtë kryesisht dëmtojnë strukturat. Kjo moshë është edhe shumë delikate pasi zonat e rritjes mbyllen dhe strukturat konsolidohen. Ky deformim ndodh në një moment ku mundësia që mjekësia të ketë efekt është pothuajse zero, sepse sa më e fortë struktura, aq më pak efektive mjekësia”, u shpreh ortopedi.

Gjatë ushtrimit në palestër mjekët këshillojnë prindërit të bëjnë kujdes.

“Nuk them mos shkoni në palestër por duke patur parasysh rrezikun e keqpërdorimit të palestrës më mirë mos e ço sepse nuk ka njeri që ta mbikëqyr, ta monitorojë”, u shpreh mjeku.

Për fëmijët deri në moshën 18 vjeç mjekët këshillojnë sporte pa dëme.

“Sporti më I mirë për këto mosha është atletika”, tha ortopedi.

Stërvitja e trupit mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk mbikëqyret nga instruktorët si në ushtrime ashtu edhe në konsumimin pa kriter të proteinave.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/