RTSH 24 Live

Sociale

Zonat rurale në vëmendjen e turistëve

6 orë para

Zonat rurale në vëmendjen e turistëve

Zonat rurale gjithnjë e më shumë po preferohen nga turistët e huaj kjo fal bukurisë natyrore, ajrit të pastër mundësisë për të eksploruar traditat lokale,  dhe kulturën, si dhe për të shijuar ushqim bio dhe tradicional që ato ofrojnë.

Në bashkinë Gjirokastër në njësinë administrative Lunxhëri fshati Nokovë është një prej zonave që pëlqehet më tepër nga të huajt

“Unë jam nga Franca , kam ardhur në Shqipëri me mamanë dhe motrën time. Kemi zgjedhur të vizitojmë vendin tuaj në këtë stinë të vitit pasi nuk është as shumë nxehtë dhe as shume stinë e ftohtë. Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm por më tepër na pëlqejnë zonat e saj rurale.

Kemi këtu rreth dy ditë dhe po na pëlqen me të vërtet shumë. Njerëzit janë të mrekullueshëm , fshati të jep një kënaqësi të madhe”, u shprehën turistet franceze.

Të huajt zgjedhin ta vizitojnë këtë zonë rurale kryesisht me kuaj pasi kalërimi ofron një mënyrë të veçantë për të zbuluar peizazhe natyrore, që ndryshe nuk mund të arrihen.

“Kuajt janë shumë të dashur dhe eksplorimi me ta i natyrës këtu po na pëlqen shumë”, tha njw turiste e huaj.

Në Nokovë banorët kanë çelur edhe bujtina familjare për të mirëpritur të huajt. Ata e shikojnë turizmin si një mënyrë të mirë jo vetëm për të fituar të ardhura ekonomike për familjet e tyre por edhe për të promovuar produktet dhe zonën e tyre.

/RTSH/