RTSH 24 Live

Politikë

75 vjetori i krijimit të NATO-s, Shqipëria do ta kremtojë me një ceremoni të veçantë ushtarake

03/04/2024

75 vjetori i krijimit të NATO-s, Shqipëria do ta kremtojë me një ceremoni të veçantë ushtarake

Më 4 prill, NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, mbush 75 vjet.

Kur organizata u themelua, ajo ishte një aleancë e demokracive nga Amerika e Veriut dhe Evropa Perëndimore që luftonin kundër kundërshtarëve komunistë në anën tjetër të Perdes së Hekurt. 

Në familjen e madhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, janë 32 shtete anëtare. Që prej vitit 1999 NATO ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë dhe rajon. 

“Shqipëria është anëtare e Aleancës transatlantike që prej vitit 2009 dhe këtë vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale”, u shpreh ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

Në nder të këtij përvjetori, Peleshi bëri të ditur se më datë 9 prill në Forcën Tokësore do të organizohet një ceremoni madhështore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të vendit dhe shteteve anëtare të Aleancës.

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh. al /