RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjirokastra turistike - Zonat rurale të qytetit, destinacion i preferuar për turistët

6 orë para

Gjirokastra turistike - Zonat rurale të qytetit, destinacion i preferuar për turistët

Zonat rurale të Gjirokastrës vazhdojnë të tërheqin turistë të huaj. Fshati i vogël, Asim Zeneli në njësinë administrative Antigone me bukurinë e tij natyrore ka krijuar mundësi të shkëlqyera për turistët që duan të eksplorojnë natyrën dhe ata që kërkojnë një eksperiencë autentike shqiptare.

Bujtina e familjes Shuaipaj në këtë fshat ka tërhequr vazhdimisht vizitorë dhe ka pasur një rritje të rezervimeve.

Administratori i kësaj bujtine pohon se nëse turizmi vazhdon të rritet në këtë mënyrë, ata planifikojnë të investojnë edhe në ndërtimin e shtëpive prej druri për të përballuar fluksin e vizitorëve gjatë sezonit turistik.

Kemi krijuar kushte të favorshme për turistët. Me këto të ardhura, mendoj që të bëj një investim të një natyre tjetër, shtëpizat me dru. Kam dhe një fermë që turistët e pëlqejnë dhe vijnë me makina”, u shpreh administratori Flamur Shuaipaj.  

Investimet e banorëve të zonave rurale në funksion të turizmit kontribuojnë në zhvillimin më tej të këtij sektori dhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorët që kërkojnë të kalojnë një pushim të qetë dhe autentik në fshat.

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/