RTSH 24 Live

Aktualitet

Qendrat komunitare në Shkodër, mjekja vullnetare shërbim mjekësor falas për të moshuarit

5 orë para

Qendrat komunitare në Shkodër, mjekja vullnetare shërbim mjekësor falas për të moshuarit

Grupe të moshuarish i gjen çdo ditë në ambientet e Qendrës Komunitare numër 4, në qytetin e Shkodrës. Sikurse qendrat e tjera, këtu i ofrohet shërbim të moshuarve, duke i ndihmuar ata të ndihen pjesë aktive e komunitetit, me një fokus të veçantë te mirëqenia dhe cilësia e jetës së tyre.

"I kemi të gjitha kushtet, vjen psikologia, infermierja na mat tension dhe diabet. Jemi të kënaqur me shërbimin", shprehen tw moshuarit.

Në Qendrën Komunitare Nr.4 prej vitesh funksionon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq. Mjekja vullnetare Zamira Shabani shprehet se një herë në javë, të moshuarve rezidentë, i jepet shërbim dhe trajtim mjekësor falas.

“Ne si Kryqi i Kuq ofrojmë shërbim të shenjave vitale sikurse matje të tensionit apo diabetit ose sipas nevojave të moshuarve. Kjo bëhet edhe për t’i ndërgjegjësuar ata që të mbajnë veten në kushte të mira shëndetësore. Ne i orientojmë për të marrë mjekim tek mjeku i familjes nëse e kanë të nevojshme", shprehet ajo. 

Kjo godinë është bërë një vend mikpritës për të moshuarit por edhe për të rinjtë, ku përveçse kalojnë kohën e lirë, marrin trajtim falas, me mjekë, psikologë dhe punonjës social.

Gazetar: M. Rakaj 

/rtsh.al/