RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq- Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas

4 orë para

Moti i keq- Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, dallgëzimi në det të hapur shkon nga 7 deri në 8 ballë, duke çuar në vendimin për pezullimin e lundrimeve.

Lundrimet e kësaj linje do të rifillojnë ditën e nesërme (15 mars). Ndërkohë, trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut.

/rtsh.al/