Çdo 14 mars, kryeqyteti shpërthen në festë duke shënuar ardhjen e verës dhe largimin e dimrit.
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar festimeve.
“Po e festojmë shumë mirë Ditën e Verës, pavarësisht nga koha. Ambientet janë shumë të bukura. Urojmë të gjithë shqiptarët të kenë mbarësi”, shprehet qytetari.
“Kemi dalë të festojmë, ballokumet i kemi shumë qejf se i bëjnë të mira”, tha qytetari.
"Kam përgatitur edhe byrekun edhe ballokumet dhe vezët e ziera me ngjyra. Kemi vendosur edhe verore", shprehet qytetarja.
Në këtë festë nuk ka munguar panairi i Artizanëve dhe Panairi i Ushqimit, Lojëra tradicionale për fëmijë, ekspozitë me piktura, banda e qytetit, por as koncerti i cili kulmon edhe festimet.
Dita e verës nuk ka kuptim pa gatimin tradicional ballokumen ndërsa ata që kanë gëzuar më shumë në këtë ditë janë fëmijët.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/