RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni i alergjive, mjekja: Sëmundjet alergjike janë trefishuar dekadën e fundit

3 orë para

Sezoni i alergjive, mjekja: Sëmundjet alergjike janë trefishuar dekadën e fundit

Sezoni i alergjisë, ndryshe nga viti i kaluar, ka nisur që nga fundi i janarit me paraqitjen e pacientëve të parë.

Mjekja alergologe Mirela Hitaj thotë se nga viti në vit rastet janë shtuar, ndërsa është zgjatur periudha e sëmundjes.

Sëmundjet alergjike janë trefishuar dekadën e fundit. Më shumë dominojnë rinokonjuktovitet alergjike që kanë të bëjnë me të teshtitura, bllokim hundësh, kruajtje sysh, dermatite. Ndonjëherë këto shenja të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes zbresin poshtë dhe pacientët na paraqiten me marrje frymë, kollë të thatë të vazhdueshme. Nga viti në vit shohim një agravim edhe të shenjave klinike, por edhe të zgjatjes së periudhës së sëmundjes”, tha mjekja.

Me qarkullimin në vend të virozës stinore, simptomat thuajse janë të njëjta, ndërsa për mjekët dallimi është i qartë.

Një virozë zakonisht shoqërohet me temperaturë, ndërsa në sëmundjet alergjike, pacientët nuk kanë temperaturë. Zgjatja e simptomave të virozës është e shkurtër, ndërsa për pacientët me alergji, simptomat vazhdojnë për një kohë të gjatë”, sqaroi Hitaj.

Mjekja bën thirrje që drejtimi tek mjeku është një parandalim të agravimit të sëmundjes së alergjisë

Duhet të jetë i ndërgjegjësuar që të vijë te alergologu dhe përveç mjekimit bën edhe imunoterapinë specifike që është një lloj vaksinimi që bëhet për ta bërë sëmundjen më të lehtë”, u shpreh Hitaj.

Ngrohja globale, mbipopullimi dhe lëvizja e automjeteve duke shkaktuar dhe ndotjen e ajrit, janë disa faktorë për llojet e ndryshme të alergjive. Një tjetër faktor është edhe zgjatja e polinozave të pranverës që ndikon në kohëzgjatjen e sëmundjes.

Gazetare: Elda Hasanbelli

/RTSH/