RTSH 24 Live

Sociale

Festa e Verës, aktivitete në sheshet qendrore të Lushnjës dhe Fierit

6 orë para

Festa e Verës, aktivitete në sheshet qendrore të Lushnjës dhe Fierit

Në qytetin e Lushnjës qindra fëmijë u mblodhën në shesh për të festuar Festën e Verës. Karnavalet dhe koncerti i organizuar nga qendra kulturore,  përcollën gëzim dhe hare mes fëmijëve.  Shfaqja e Karnaveleve nisi me një marshim të shkollave pjesëmarrëse të qytetit të cilët u ndoqën  me kërshëri nga kalimtarët.

Kemi organizuar një koncert festiv me rastin e Ditës së Verës, bëmë parakalimin e Karnavale i cili bëhet çdo vit dhe do vazhdojmë me koncertin”, tha Sajmir Brahja, Përgjegjës i QKF.

Ndezja e zjarreve në mbrëmje që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës shënon mbylljen e festimeve për ditën e verës në Lushnjë.

Edhe qyteti i Fierit ka festuar Ditën e Verës. Në sheshin qendror është organizuar "Festa e luleve", një manifestim muzikor i mbi 300 fëmijëve të kopshteve publike të qytetit.

/rtsh.al/