RTSH 24 Live

Aktualitet

75 vjet marrëdhënie Shqipëri - Kinë, për një javë publiku do të shijojë filmat më të bukur kinezë

4 orë para

75 vjet marrëdhënie Shqipëri - Kinë, për një javë publiku do të shijojë filmat më të bukur kinezë

Në Tiranë ka nisur “Java e Filmit Kinez”, ku çdo mbrëmje do të shfaqen filma të autorëve më të famshëm kinezë me tematikë zhvillimet moderne të shoqërisë, por edhe jetën e përditshme të popullit kinez.

Shfaqja e filmave si dhe aktivitetet e tjera që shoqërojnë këtë javë përkojnë në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Ambasadore e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, shprehet se kjo ekspozitë do të luajë një rol pozitiv në forcimin e miqësisë midis njerëzve të dy vendeve.

Besoj se kjo ekspozitë do të luajë një rol pozitiv në forcimin e miqësisë midis njerëzve të dy vendeve. Në epokën e re, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Pala kineze dëshiron të forcojë koordinimin me palën shqiptare për të forcuar marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen”, u shpreh ambasadorja.

Ceremoninë e përshëndeti edhe gazetari dhe përkthyesi i gjuhës kineze, Iljaz Spahiu i cili vlerësoi lart shkëmbimet kulturore mes dy vendeve si dhe ndikimin që filmat shqiptarë kanë patur në të shkuar në shoqërinë kineze.

Ndër filmat e përzgjedhur për t’u shfaqur për publikun shqiptar janë “Përshëndetje nënë”, “Një hero i zakonshëm”, “Dashuria nuk ka fund” e të tjerë.

/rtsh.al/