RTSH 24 Live

Aktualitet

“Sterilizimi”, mjeku Byrazeri: Në 2013, sallat kirurgjikale si në Afrikën Subsahariane

5 orë para

“Sterilizimi”, mjeku Byrazeri: Në 2013, sallat kirurgjikale si në Afrikën Subsahariane

Mjeku Genc Byrazeri, anëtar i komisionit për Sterilizimin, i thirrur si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in në Shëndetësi, ka deklaruar se nuk ka pasur rol vendimmarrës, por vetëm këshillues mbi kontrollet dhe parandalimin e infeksioneve spitalore.

“Roli im ka qenë në krye të kësaj pune, isha premisa mbi të cilat u ngrit puna, argumentimi i nevojës. Kam kontribuar në materiale shkencore, një pjesë që janë përfshirë në studim, dhe pjesa tjetër nuk është marrë.

Roli im ishte minimalist, a duhet luftuar ky rrezik? Rëndësia e kontrollit të parandalimit, barra e rëndë e vdekshmërisë nga infeksionet nozokomiale. Jeni paguar si konsulencë si pjesë e këtij koncensioni? Zero. Sa kohë që Ilir Beqja ka qenë ministër shëndetësie, kam qenë maksimal që të mos marr pjesë me pagesë në grupe pune, as me vizita ndërkombëtare etj. I kam refuzuar unë”, deklaroi Byrazeri.

Referuar periudhës qershor 2013, Byrazeri u shpreh se si pasojë e infeksioneve spitalore kanë ndodhur shumë vdekje. Ai u shpreh se në sallat kirurgjikale të klinikës ORL, shkalla mikrobike ishte 43%, gati 1 në 2 monstra të ndotura; në kirurgjinë e urgjencës 67%, gati 2 në 3 mostra të ndotura; dhe në kardiokirurgji 40%, pra 2 në 5 monstra të kontaminuara.

Nuk e harroj kurrë, kemi kontaktuar ish-ministrin e shëndetësisë z. Halim Kosovën për ta sensibilizuar për nevojën urgjente për mbylljen e disa sallave kirurgjikale që bazuar në kontrollet periodike të ISHP-së, në maj-qershor 2013, rezultonte sa më poshtë vijon: në sallat kirurgjikale të klinikës ORL, shkalla mikrobike ishte 43% gati 1 në 2 monstra të ndotura; kirurgjinë e urgjencës 67%, gati 2 në 3; në kardiokirurgji 40% pra 2 në 5 monstra të kontaminuara.

Është koha më e humbur në çdo lloj debati, Afrikë Subsahariane. Shkalla e ndotjes ka qenë shumë dramatike. Ka pasur jashtëzakonisht shumë vdekje. Kemi gjetur ndotje, kontaminim në autoklava, poshtë krevatit, në vegla, kudo, këto janë fakte. Bëhet fjalë për qershorin e 2013”, tha ai.

/rtsh.al/