RTSH 24 Live

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie

3 orë para

Ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie.

Referuar dosjes së SPAK, Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK.

 

/rtsh.al/