RTSH 24 Live

Aktualitet

Votimi nga jashtë, Celibashi: KQZ vijon punën përgatitore mbi aspektet teknike!

3 orë para

Votimi nga jashtë, Celibashi: KQZ vijon punën përgatitore mbi aspektet teknike!

KQZ vijon punën përgatitore për mundësimin e ushtrimit të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Të martën KQZ zhvilloi një takim informues i nivelit teknik me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit.

“Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi aspektet teknike të procesit të votimit nga jashtë vendit për modalitetet dhe afatet e dërgimit të fletëve të votimit dhe çdo materiali tjetër zgjedhor nëpërmjet shërbimit postar” tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi .

Ai u shpreh se, “vlerësuam të domosdoshëm dhe të frytshëm këtë takim paraprak në funksion të qartësimit të rregullave që do të rregullojnë këtë proces, veçanërisht me synimin për të siguruar integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat vijuese”.

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor tashmë i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025.

/ rtsh.al /