RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

"Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut po zhduket”, analisti: Anashkalohet qëllimisht

24/09/2024

"Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut po zhduket”, analisti: Anashkalohet qëllimisht

Analisti Blerim Hyseni ka shprehur shqetësimin e mospërdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në një lidhje për RTSH 24, analisti solli rastet, sipas tij, ku komunikimi në gjuhën shqipe në gjuhë zyrtare po zhduket.

Nuk është çështja vetëm e gjuhës së përdorur në rrugë, por edhe në institucione. Ligji është në fuqi, e kanë detyrim të përdorin gjuhën shqipe dhe ata e anashkalojnë qëllimisht përdorimin e saj.

Para disa ditëve, një anketë flet se të gjithë ministritë që udhëhiqen nga ministra maqedonas, kanë harruar gjuhën shqipe dhe komunikimi me media bëhet në gjuhën maqedonase. Çështje të tjera që botoheshin në të dyja gjuhët,  tanimë botohen vetëm në gjuhën maqedonase.

Tendenca dhe ambienti që po krijohet në institucione duket që po anashkalon dhe tkurr përdorimin e gjuhës shqipe", tha analisti.

Analisti komentoi edhe deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut ku kërkoi mos cenimin e gjuhës shqipe. Analisti tregoi se kërkesa u mirëprit nga opinion shqiptar atje mirëpo fakti që lajmi i kryeparlamentares ishte poshtë në renditje në edicionin e lajmeve nënkupton sipas tij mos rëndësinë e këtij mesazhi.

/rtsh.al/