Shtatë sportistë elitarë janë dekoruara sot me gradën më të lartë në Forcave të Armatosura atë të “Kolonelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Këta sportistë elitarë ngritën lart flamurin shqiptar më lartë se të gjithë flamujt e tjerë të botës duke dalë fitues në garat e tyre ndërkombëtare.
Këta kampionë olimpikë, botërorë e europianë prej sot i përkasin për tërë jetën Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Mes fjalëve vlerësuese për sportistët elitarë, në ceremoninë e mbajtur paraditen e sotme në Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama tha se këta kampionë tashmë do të jenë shembulli dhe frymëzimi për të gjithë të rinjtë në atë ardhmen që të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë në podiumet ndërkombëtare.
Ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë
"Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Kampionët dhe kampionët, tanimë të dalë përfundimisht nga zona e harresës dhe braktisjes nga shteti, do jenë mes ushtarëve dhe drejtuesve të tyre, për përpjekjen për ta ngritur më lart arritjen e tyre. Shembulli i forcës së tyre do vihet në dispozicion për trajnimin e forcave tona. Është e rëndësishme për këta fëmijë që janë sot këtu, që duan t'i ngjajnë një ditë kampionëve tanë. Nuk do jenë kampionë të harruar dhe njerëz të braktisur. Do kenë një pagë deri në moshën aktive por edhe një pension dinjitoz", tha Rama.
Ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë
Duke kujtuar kohët e shkuara, Rama tha se sot shteti është ndarë përfundimisht nga turpi që “ndjente kur sportistët ngrinin lartë flamujt e vendeve të tjera për një palestër apo trajtim më dinjitoz”.
"Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës", tha kryeministri Rama.
Ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë
Zjarri dhe dashuria për flamurin e Shqipërisë është ajo që bashkon ushtarakët dhe sportistët, tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shtoi se këto 7 sportistë elitarë nga sot do jenë pjesë e Forcave të Armatosura. Ministri Peleshi se këta 7 sportistët elitarë do përfitojnë edhe pagën e kolonelit deri në daljen në pension.
Ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë
“Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Sot po kremtojnë gradën më të lartë, kolonel i FA. Ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe ushtarakëve të FA, kjo pikë është flamuri i Shqipërisë ka një zjarr të njëjtë në zemrat e ushtarakëve dhe sportistë, ky zjarr është dashuria për Shqipërinë. Kjo na bashkon sot këtu.
Ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë
Me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të lart kudo në botë. I shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension. Të jesh ushtarak i lartë në FA është nderi më i madh që mund të të japë vendi yt dhe gjurma më e fortë që lë. Nuk përfitojnë vetëm ushtarakët dhe sportistët, por gjithë FA”, tha Peleshi.
Ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë
Gjatë ceremonisë Rama premtoi se ushtarakët do paguhen me mesataren e lartë të NATO-s” dhe se kjo nuk do të ndodhë “pas 10 vitesh po brenda pak viteve që vijnë”.
7 sportistët elitarë që morën gradën e Kolonel të Forcave të Armatosura
Luiza Gega - Kampione Europe në atletikë
Briken Calja - Kampion në peshëngritje
Majlinda Kelmendi - Kampione Olimpike xhudo
Erkand Qerimaj - Kampion Europe në peshëngritje
Alban Beqiri - Kampion Ballkani në boks
Distria Krasniqi - Kampione xhudo
Nora Gjakova - Kampione xhudo
/rtsh.al/