RTSH 24 Live

Televizion

30 vjetori i “Sofrës Tironse”, RTSH partner në eventin muzikor

04/05/2024

30 vjetori i “Sofrës Tironse”, RTSH partner në eventin muzikor

Kryetari i shoqatës se Tiranës, Arben Tafaj i ftuar në studion e RTSh 24 foli për 30 vjetorin e “Sofrës Tironse” dhe bashkëpunimin me RTSH-në.

Nuk është e thjeshtë të bësh një spektakël të këtyre përmasave edhe pse kemi 30 vite që organizojmë këtë spektakël përsëri janë të brishta dhe kanë nevojë për një partner serioz dhe në këtë rast RTSh është partneri më i denjë dhe ne jemi mirënjohës për këtë mbështetje që na ofrohet këtë vit”, u shpreh Tafaj.

Për sa i përket eventit muzikor siç eshte “Sofra Tironse”, Tafaj tha se forma e këtij eventi do të qëndroj tradicionale por përmbajtja do të ndryshoj. Gjithashtu Arben Tafaj theksoi se pjesëmarrja e këngëtarëve të rinj është shumë e rëndësishme.

Forma do të qëndroj tradicionale por përmbajtja ndryshon nga vitit në vit. Sofra Tironse nuk është një format fanatik, i mbyllu ku përsërit vetveten. Sofra Tironse në vetvete gjallon dhe kjo duket në boshtin tematik. Vit pas viti ky aktivitet u pasurua fal ideve dhe mundësive të reja që erdhën dhe kërkesave mbi të gjitha.

Në edicionin e 30 që jemi këtë vit kemi artistë të rinj të cilët janë në hapat e parë të karrierës siç janë Stivi Boka dhe dhe Elisa Struga”, tha Tafaj.  

I pyetur nga gazetarja Matilda Mcini se çfarë tematike do të këtë eventi këtë vit, kryetari i shoqatës së Tiranës, Arben Tafaj u shpreh se “Sofra Tironse’ do të sjellë këngë të cilat kanë shumë vlera edhe pse janë kënduar rrallë.

Këshilli artistik kujdeset shumë që në plan të parë duken sikur nuk kuptohen por në fakt janë si puna e ushqimit që fillimisht shijohet por vlerat shihen më pas. Këshilli artistik synon shumë për të sjellë këngë të cilat koha i ka plurosur të cilat nuk janë kënduar prej vitesh. Në këtë edicion do të sjellim këngën e “Rumelisë” e cila nuk është kënduar asnjëherë ose këndohet shumë rrallë e cila është një këngë me shumë vlera. Do të jetë kënga e “Shkallëve të Tujonit” janë këngë me vlera të cilat këndohen për herë të parë në “Sofrën Tironse”, tha Tafaj.

/rtsh.al/