RTSH 24 Live

Sociale

24 orë shërbim në spitalin rajonal të Shkodrës - Pritet ardhja e mjekëve të rinj specialistë

03/04/2024

24 orë shërbim në spitalin rajonal të Shkodrës - Pritet ardhja e mjekëve të rinj specialistë

Aktualisht të gjitha repartet në spitalin Rajonal Shkodër janë plotësuar me mjekë specialistë. Megjithatë sipas drejtorit të këtij institucioni Senad Hallunaj duke parë fluksin e shtuar që spitali mbulon pritet të ketë edhe ardhje të mjekëve të rinj.

Nuk ka asnjë vend bosh, të gjitha vendet në organik janë të zëna në spitalin rajonal Shkodër. Por ligji e ka në momentin që paraqitet mjeku tjetër, një mjek që ka mbushur moshën e pensionit liron vendin dhe vazhdon pastaj mjeku tjetër por duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mjekët që janë në pension sepse duhet ti trajtojmë me dinjitetin maksimal”, tha drejtori i spitalit rajonal Shkodër, Senad Hallunaj.

Aktualisht janë 9 mjekë të cilët kanë mbushur moshën e pensionit por vijojnë të japin kontributin e tyre.

Ne kemi 9 mjekë që janë në pension në spitalin rajonal të Shkodrës çdo ditë trokasin mjek të rinj dhe specialitete të reja për të siguruar vendin e punës”, tha drejtori.

Kirurg, neurolog, kardiolog dhe onkologe janë specialistët më të rinj që i janë bashkuar mjekëve të spitalit rajonal Shkodër. Ndërkohë që pas plotësimit me kardiolog shërbimi i hemodinamikës muajin që lamë pas është kthyer me shërbim 24 orësh.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/