RTSH 24 Live

Kosovë

17 prilli ditë zie në Kosovë, Osmani: Në kujtim të grave dhe vajzave të vrara

16/04/2024

17 prilli ditë zie në Kosovë, Osmani: Në kujtim të grave dhe vajzave të vrara

Kosova u trondit gjatë dy ditëve të fundit ku dy gra humbën jetën pasi u vranë nga bashkëshortët e tyre. Kjo ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të shpallë të mërkurën 17 prill ditë zie, në kujtim të grave dhe vajzave që janë vrarë në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë për vrasjen e vajzave dhe grave tona.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar ajo në facebook.

Ditën e sotme (16 prill) një grua u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë. Kjo situatë ka shkaktuar protesta të shoqërisë civile.

/rtsh.al/