RTSH 24 Live

Sociale

17 Prilli, Dita Botërore e Hemofilisë

17/04/2024

17 Prilli, Dita Botërore e Hemofilisë

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë, e cila shërben si ndërgjegjësim për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi të shënohet çdo vit pas vitit 1989 në nder të datëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

“Akses i barabartë për të gjithë: njohja e të gjitha çrregullimeve të gjakrrjedhjes” është tema e ditës botërore të hemofilisë këtë vit.

Vizioni i kësaj dite “Trajtim për të Gjithë” synon një ku të gjithë njerëzit me çrregullime të trashëguara të gjakrrjedhjes, pavarësisht nga lloji i çrregullimit, gjinisë, moshës ose vendit ku jetojnë, të kenë qasje në kujdes shëndetësor.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku.

Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë, gjatë së cilës gjaku nuk mpikset në mënyrën e duhur.

Në botë, vetëm 30% e personave që jetojnë me Hemofili janë të identifikuar.

Hemofilia është një sëmundje e rrallë e cila prek 1 në 10,000 persona në të gjithë botën.

Vizioni i Federatës Botërore të Hemofilisë (WFH) i trajtimit për të gjithë është për një botë ku të gjithë njerëzit me çrregullime të trashëguara të gjakderdhjes kanë qasje në kujdes, pavarësisht nga lloji i çrregullimit të gjakderdhjes, gjinia, mosha ose vendi ku jetojnë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Hemofilisë organizoi të martën, në sallën e seancave plenare, aktivitetin “Bashkë kundër hemofilisë”, për të rritur sensibilizimin publik dhe institucional mbi këtë sëmundje.

Në aktivitet u interpretua muzikë klasike nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar me elementë simbolikë dhe mesazhe sensibilizuese.

/ rtsh.al /