Në 107-vjetorin e vrasjes nga forcat franceze, përkujtohet patrioti dhe luftëtari i shquar shqiptar, Themistokli Gërmenji. Figura e tij heroike është nderuar me një ekspozitë të veçantë në “Qoshka e koleksionistëve” tek Pazari i Vjetër i Korçës, e cila i kushtohet trashëgimisë dhe veprës së tij të ndritur.
Ekspozita përmbante fotografi dhe materiale historike që i dedikohen Gërmenjit dhe përpjekjeve të tij për lirinë e vendit. Një vend të veçantë zë edhe varrit i tij monumental tek Bashta Themistokli, si simbol i përjetësisë së veprës dhe sakrificës së tij.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë këtë pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare, ekspozita mbetet një mundësi e jashtëzakonshme për të reflektuar mbi kontributin e pavdekshëm të Themistokli Gërmenjit.
Gazetare Eftjola Fili
/RTSH/