Është çelur në Pogradec ekspozita e radhës me vizatime e piktorit të njohur Anastas Kostandini. 74 vizatime të ndryshme, punuar nga viti 1966 deri në ditët e sotme, të cilat sjellin pamje të qytetit.
Piktori pogradecar thotë se tek këto vizatime nuk ka vetëm peizazhe por ka edhe jetë njerëzore ndërsa shton se së shpejti do të sjellë një tjetër ekspozitë.
“Është dashuria ime e parë dhe një ditar i jetës time të pandërprerë në Pogradec. Kam sjellur vetëm peisazhe nga Pogradeci. Ndërhohë vizatime nga jeta, nga njerëzit, portrete apo skenat janë në një dosje tjetër që pritet të ekspozohet", tha piktori.
Taso numëron në arkivën e tij mbi 8 mijë vizatime të ndryshme dhe kjo është ekspozita e tretë që ai çel në Pogradec e këtij formati. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gjithë artdashësit edhe përgjatë muajit korrik.
Gazetar: E. Fili
/rtsh.al/