RTSH 24 Live

Ekonomi

“Urat e reja për Shqipërinë 2030", Rama: Sektori publik me një profil të ri sipërmarrës

10 orë para

“Urat e reja për Shqipërinë 2030", Rama: Sektori publik me një profil të ri sipërmarrës

“Urat e reja për Shqipërinë 2030" është programi i prezantuar këtë të enjte (9 janar) nga Kryeministri Edi Rama, i cili në fokus do të ketë zhvillimin e pronave publike përmes partneriteteve me sipërmarrjet private: vepra të reja infrastrukturore, administrative, turistike, kulturore e sociale.

Kreu i qeverisë theksoi se “Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një fazë e re e zhvillimit të pronave publike, nga i cili do të përfitojë dhe sektori privat.

Ndajmë me ju një qasje tjetër të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, nisur nga eksperienca e Italisë dhe Spanjës, që prej shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e Korporatës Shqiptare të Investimeve, struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për ndërveprime dhe bashkëpunime komplekse me sektorin privat.

Projektet me sipërmarrjen do vendosen përmes garave të hapura dhe synojnë të vënë në dispozicion të shtetit hapësira të reja me standarde evropiane për aktivitetin e administratës publike dhe t'i japin mundësi sipërmarrjes që në këmbim të bëjë biznes duke hyrë në marrëdhënie me shtetin”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, ky proces do krijojë një profil të ri për sektorin publik, atë të sipërmarrjes. Rama nënvizoi më tej se ky proces ka nevojë për njohje të plotë nga të gjithë aktorët, për ta përmirësuar më tej mekanizmin, për transparencë dhe qartësi në garantimin e konkurrencës.

Ky proces do na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, një profil sipërmarrës që do na fusë në klubin e vendeve që këto eksperienca i kanë shumëvjeçare dhe shumë të konsoliduara.

Si rezultat shteti nuk do zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur mundësinë që përmes kësaj pjesëmarrje të marrë dhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do jetë aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut.

Nëpërmjet këtij instrumenti të ri u japim mundësi institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave të tyre publike dhe i japim mundësi sipërmarrjes (që në shumë raste për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematika që lidhen me një copëz prone që është pronë e shtetoit) të mundtë përdorin këtë instrument. Jo më sikurse ka ndodhur në të shkuarënb që duhej ta lëshoje atë pronë pa marrë asgjë mbrapsht, por një çmim simbolik dhe mbetej një procedurë e parealizueshme, ose të mos reagoje fare dhe kështu të pezullojë një mundësi zhvillimi provat”, theksoi Rama.

/rtsh.al/