RTSH 24 Live

Film

"Travel Fest Albania" nis të hënën Edicionin e II

30/06/2023

"Travel Fest Albania" nis të hënën Edicionin e II

"Travel Fest Albania", i pari i llojit të tij në Shqipëri, nis të hënën maratonën filmike të Edicionit të II. 
Organizatorët e tij thonë se energjia e mirë e  skuadrës premton emocione të forta për të gjithë filmdashësit. 
Nga data 3 deri më 7 korrik, Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra do të mirëpresin më shumë se 50 autorë të huaj, me gjuhën universale të filmit dhe fotografisë. 
Kryefjala e produksioneve do të jetë natyra, mjedisi, turizmi, trashëgimia dhe historia, praktikisht, gjithçka që bën bashkë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. 
"Travel Fest Albania” është një eksperiencë sa fantastike, po aq edhe sfiduese, edhe për vetë anëtarët e jurisë. 
Filmat pjesëmarrës, të orientuar së tepërmi edhe drejt tendencave më inovatore të realizimit, do të shfaqen përgjatë ditës në 5 kinema të hapura  në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër. 

Gazetare Bjolanda Cuku

/ rtsh /