RTSH 24 Live

Teknologji

"TikTok nuk do të shitet", kompania kineze: Nuk e ndërmarrim këtë akt pavarësisht ligjit të votuar në SHBA

26/04/2024

"TikTok nuk do të shitet", kompania kineze: Nuk e ndërmarrim këtë akt pavarësisht ligjit të votuar në SHBA

Kompania mëmë kineze nuk ka ndërmend të shesë TikTok. Deklarata vjen pasi SHBA miratoi një ligj që e detyron atë ose të shesë aplikacionin ose të ndalohet në Amerikë.

"ByteDance nuk ka plane të shesë TikTok," tha kompania në llogarinë e saj zyrtare në Toutiao, një platformë e mediave sociale që zotëron.

Në fillim të kësaj jave, TikTok tha se do të kundërshtonte ligjin "jokushtetues" në gjykatë.

Masa e shitjes ose ndalimit u nënshkrua  nga presidenti amerikan Joe Biden.

Shqetësim në SHBA dhe vende të tjera perëndimore është se sa kontroll ka Partia Komuniste Kineze mbi ByteDance dhe të dhënat që ajo mban.

TikTok-u nga ana e tij ka mohuar se mund të përdoret si vegël e qeverisë kineze. Edhe kjo e fundit i ka hedhur poshtë pretendimet dhe ka paralajmëruar se një ndalim i TikTok-ut do të kthehet në disfavor të Shteteve të Bashkuara.

Sidoqoftë aplikacioni i famshëm nuk po përballet me një ndalim të menjëhershëm në SHBA, pasi ligji i ri i jep "ByteDance” 9 muaj kohë për të shitur biznesin dhe një periudhë shtesë prej 3 muajsh, përpara se të zbatohet një ndalim i mundshëm i Tik-Tok-ut.

/rtsh.al/