RTSH 24 Live

Film

"The Spark", Erand Sojli çon heroin shqiptar në kinemanë amerikane

10/01/2022

"The Spark", Erand Sojli çon heroin shqiptar në kinemanë amerikane

"The Spark" titullohet filmi i sjellë së fundmi nga aktori i njohur Erald Sojli.

Filmi i parë indipendent shqiptaro-amerikan që do hap dyert e kinemasë në Salem, në datat 11, 12, 13 janar,  jo vetëm për artdashësit shqiptarë të filmit, por edhe për audiencën amerikane.  

The spark tregon  ç’ka ka ndodhur në Shqipërinë e10 viteve të e fundit dhe sjell në ekran një temë të guximshme dhe plot kurajo.
 
Një film për heroin, për njeriun idealist, për shoqërinë globale materialiste e larg vlerave, për të mirën dhe të keqen, për shpresën tek drejtësia. 

Një ide e veçantë Sojlit, i cili bën bashkë aktorët shqiptarë të Shteteve të Bashkuara dhe aktorë amerikanë.  

Mesazhi që marrim nga filmi është i jashtëzakonshëm dhe shpresëdhënës: Fatet e të fortëve varen nga njerëz të thjeshtë, por idealistë që nuk tuten përballë parasë.