Thirrja e ish-krerëve të UCK-së në Hagë e ka bërë të nxitojë për të ribotuar librin, që në vitin 1999 e pati shkruar me të ndjerin Agim Neza, e duke i ndryshuar titullin nga “Holokaust, dosje pa koment për krimet e Millishevicit në Krime Serbe në Kosovë, ku rrëfehen të plotësuara me dëshmi të reja shumë prej krimeve më makabre që Europa pa pas rënies së nazizmit. Për të na kujtuar se vetëm 20 vite më parë vëllezërit dhe motrat tona të pambrojtur u masakruan në mënyrat më ekstreme të mizorisë njerëzore; fëmijë që iu hiqeshin sytë apo që iu priteshin koka, gra që përdhunoheshin e vriteshin, gra shtatzana që vriteshin me fëmijët në bark, kamionë me kufoma të hedhura në lumë, batare që shkrepeshin mbi dhjetëra trupa që digjeshin, e fshiheshin që mos mbeteshin prova. Por megjithatë, prova ende ka sipas autorit të librit. Prova të mjaftueshme për ta paditur e cuar Serbinë në Hagë.
Për autorin e librit Cerciz Loloci, cuditërisht Serbia që ende nuk ka kërkuar ndjesë për krimet në Kosovë dhe që ka ende në poste drejtuese të shtetit të saj kriminelë të dokumentuar, është më përpara Shqipërisë në proceset e integrimit europian.Loloci mendon se edhe presidenti Serb, Aleksandër Vucic duhet thirrur në Hagë si ish-ministër i Milloshevicit.
Ndërkohë Cerciz Loloci shprehet se nuk ka gjetur dokumente për krime nga ana e krerëve të UCK-së, edhe pse anëtarë të saj mund të kenë bërë krime të vogla, por që nuk ishin një strategji kriminale si ajo e gjithë shtetit serb.
Letërsi
Serbia duhet paditur në Hagë, thirrja e Çerçiz Loloçit që sapo ka ribotuar, "Krime serbe në Kosovë"
07/02/2021
Lajmet kryesore
2 orë para
31 min para