RTSH 24 Live

Letërsi

“Rrënjët  e mia”, fjalori tri gjuhësh nga arbëreshi Agostino Çiftelia

24/05/2024

“Rrënjët  e mia”, fjalori tri gjuhësh nga arbëreshi Agostino Çiftelia

Nuk është as shkrimtar, as poet as politikan, por sjell nga Italia një fjalor tri gjuhësh. Ky është arbëreshi, Agostino Çiftelia që ka punuar si komandant marine dhe për dy vite e gjysmë iu përkushtua  hartimit të  librit “Rrënjët e mia”.

Pas një pune të kujdesshme dhe hulumtuese duke zbatuar mirë kriterin e rendit alfabetik ka rreshtuar  plot 6500 fjalë në shqip- arbërisht dhe italisht.

Libri fillon me pak gramatikë, me alfabetin shqip, arbërisht dhe italisht. Tek paradhënia është gjithë jeta ime dhe e familjes time”, tha Çiftelia.

Fjalori u promovua në Gjirokastër gjatë një aktiviteti të organizuar nga Lidhja e shkrimtarëve dhe poetëve botërorë “Pegasi” Albania, ku Çiftelia mori dhe vlerësime për këtë punë të jashtëzakonshme.

Lidhjet me Shqipërinë ai i krijoi në vitin 2018 kur erdhi si president i shoqatës së dhuruesve vullnetarë të Gjakut i Olbies. Prej disa vitesh  Ciftelia ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare e tashmë është duke punuar për të na sjellë një tjetër libër si ky në përmasa më të mëdha.

Gazetare: Enkelejda Fejzo

/rtsh.al/