RTSH 24 Live

Sociale

Provimet e lirimit, sot gjuha e huaj për rreth 29 mijë nxënës

28/06/2024

 Provimet e lirimit, sot gjuha e huaj për rreth 29 mijë nxënës

Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta  po i nënshtrohen provimit të fundit, atij të gjuhës së huaj.

Ata kanë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.

Më 20 qershor nxënësit zhvilluan provimin e parë, atë të gjuhës shqipe, më 25 qershor matematikën dhe e mbyllin të premten  me gjuhën e huaj.

/ rtsh.al /