Në analizën që ekspertët e Raportit ndërkombëtar "Pisa 2022" bënë për vendin tonë, kanë vënë në dukje se 25 përqind e 15-vjeçarëve bullizohen në shkolla.
Psikologët thonë se kjo problematikë ka ardhur në rritje ndërsa disa prej formavë të bullizimit ndikojnë edhe në jetën e përditshme tek fëmijët.
“Një ndër 4 fëmijë bullizohet. Në momentin që bullizohen fëmijët transmetojnë të gjithë kulturën e rrethit familjarë apo social të agresivitetit të cilën ai e transmeton edhe tek fëmijët e tjerë”, thotë psikologu.
Nxënësit e tallur shpesh ishin më të prirur të kishin lënë shkollën dhe të kishin performacë të dobët në mësime.
“Fëmijët që bulëzohen kanë 2 lloj forme, ose jetojnë gjithë jetën me traumë ose në një moment të caktuar shtrembëlohet ky lloj realiteti dhe mund të bëhen kriminel”, tha psikologu.
Pisa njihet si studimi më prestigjioz krahasimor botëror për nivelin e arsimit. Sipas raportit, në vitin 2022, 31% nxënësve, kishin lënë shkollën për një ditë gjatë 2 javëve që u realizua testimi, ndërsa 44% e nxënësve në klasën e 9, kishin shkuar me vonesë në mësim.
/rtsh/