Nis nesër në ekranin e RTSH emisioni më i ri "Pasditja ime" i cili do të vij nën moderimin e Gerta Gixharit.
Një emision plot me risi, surpriza i cili do të nisë në orën 17:00 dhe do të mbaje lidhur teleshikuesit për rreth një orë e gjysmë.
Moderatorja dhe gazetarja Gerta Gixhari thekson se ky emision do të jetë një sfidë për të, një emision i cili do të përfaqësojë shoqërinë.
“Ndihem shumë e lumtur, është një nga sfidat e mia më të mëdha dhe do të jap maksimumin tim, të gjithë energjitë e mia. Do të jetë një emision për të gjithë shqiptarët, një pasdite të cilët do të ndihen dhe do ta gjejnë veten tek ky program, do të jetë pasditja që do të përfaqësojë shoqërinë tonë, familjen dhe pse jo pjesët argëtuese të jetës, rreth artit, rreth kulturës dhe mendoj se bisedat që do të zhvillojmë në studio do të jenë shumë tërheqëse për publikun. Mendoj që do të jetë një program që do përfaqësoj jetët tona në çdo ditë,” tha Gerta Gixhari.
/rtsh.al/