Mikrofoni i gazetarëve te Radio Televizionit shqiptar bisedat e radhës në kuadër të fushatës “Një kafe me RTSH” i zhvilloi në zonat rurale të Gjirokastrës.
Me gjithë angazhimet e përditshme që sjell jeta në fshat, të intervistuarit treguan se janë ndjekës të rregullt të të gjitha kanaleve të platformës së RTSH-së.
“Në përgjithësi e ndjekim me të gjitha programet Radio Televizionin Shqiptar. Jo vetëm programet qendrore, por edhe ato lokale si RTSH Kukësi , Korça apo Gjirokastra”, shprehet qytetari.
“Më së shumti ndjek lajmet, këngët dhe vallet popullore”, u shpreh një tjetër qytetar.
“RTSH-në e ndjek çdo ditë, lajmet apo dhe emisionet e tjera. Ndjek RTSH24, filmat dhe festivalin në fundvit", shprehet qytetarja.
Të intervistuarit kërkuan më shumë hapësirë për çështjet e arsimimit, çështjet e grave, por edhe për natyrën.
“Më shumë emisione edukative të kishte apo hapësirë kushtuar grave, aktivitete që zhvillojnë këto të fundit. Pse jo edhe emisione për ne pensionistet”, shprehen ata.
/rtsh.al/