Gazetaret e Radio Televizionit Shqiptar zhvilluan një sërë intervistash me punonjës të Bashkisë së kryeqytetit gjatë realizimit të punëve të tyre të përditshme.
Të intervistuarit sugjeruan një hapësirë më të madhe për programet edukative si dhe më shumë sport në ekranin e tyre të preferuar.
“Personalisht, duke qenë edhe ish sportiste ndjek shumë sportin, pra ndjek Olimpiadën”, shprehet qytetarja.
“Më së shumti ndjek RTSH Sport dhe RTSH Shqip, pasi jam shumë artdashës i filmit shqiptar. Po ashtu shoh dhe RTSH24 pasi ndjek lajmet”, shprehet qytetari.
Përgjatë intervistave u kërkua gjithashtu edhe një promovim më i madh i aktiviteteve sportive që zhvillohen mes të rinjve në kryeqytet.
“Do të doja që të gjitha grupmoshat të dalin në televizor që ndjekësit t’i shohin të gjithë”, tha qytetarja.
“Si nënë me fëmijë kërkoj që të hapen kanale dedikuar fëmijët”, shtoi një tjetër.
/rtsh.al/