Fushata “Një Kafe me RTSH” u ndal në qytetin e Shkodrës për të biseduar me aktorë, botues dhe poetë të qytetit për të mësuar rreth preferencave të tyre në ekranin e RTSH-së.
Emisioni i mëngjesit rezultoi një ndër më të ndjekurit ndërkohë që artistët vlerësojnë programacionin e platformës së RTSH-së.
"Doja të përgëzoja Televizionin Shqiptar sepse ka një program të pasur. E para është “Mirëmëngjes Shqipëri, e cila e kam ndjekur dhe do vazhdoj ta ndjek pasi është thirrja më e bukur”, u shpreh një qytetare.
“Programacioni është i plotë dhe përfshin të gjitha fushat”, shprehet një tjetër qytetar.
Artistët shkodrane sugjeruan që në të ardhmen, programacioni t’i kushtojë më shumë kohë koncerteve, festivaleve, por edhe memories së artit shqiptar duke shfrytëzuar arkivin e pasur të RTSH-së.
“Kam dëshirë që në programacion të përfshihen më shumë koncerte apo emisione për fëmijë”, shprehet qytetari.
“Më shumë vëmendje për vlerat tona të shënuara”, shprehet një tjetër.
/rtsh.al/