RTSH 24 Live

Art

“Na ishte njëherë celuloidi” - Interes, vetëm për restaurimin e fotove të vjetra

22/05/2024

“Na ishte njëherë celuloidi” - Interes, vetëm për restaurimin e fotove të vjetra

Fotot janë pjesë e pandashme e jetës sonë. Prej kohësh stampimi i tyre  nuk ka më të njëjtin interes siç ka pasur vite më parë.

Fotografi Shkëlzen Iseberi prej 25 vitesh punon në studion e tij të fotografisë.  Në gjithë këto vite, ai thotë se interesi për stampimin e fotove nga qytetarët është në rënie dhe se të rrallë janë ata që stampojnë kujtimet e tyre në foto.

"Ka një farë rënie interesi për stampimin e fotografisë, por ka dhe njerëz që dinë të ruajnë vlerat, pra të përcjellin një jetë", tha ai..

Iseberi tregon se ka interes për të restauruar foto të vjetra. “ Ka një interes për pastrimin, kolorizimin e fotografive të vjetra", shprehet Iseberi.

Tashmë, modernizimi i fotove ka marrë formën e seteve.

Stampimi i fotove prej vitesh është zbehur si pasojë e zhvillimit të teknologjisë, ku shumica i mbajnë fotot në aparatet celularë duke shmangur stampimin e tyre.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/