Një dramë amerikane do të ketë mundësi të shijojë artdashësi gjirokastrit së shpejti. “Menaxheria e qelqtë” titullohet pjesa teatrale që po përgatitet nga trupa e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, të cilët tashmë provat i kanë zhvendosur në skenë.
“Teatri “Zini Sako” është në proces provash për të nxjerrë premierën e re brenda muajit nëntor. Është një vepër shumë ë bukur e vlerësuar ne jemi në proces provash dhe ka qenë shumë interesant”, u shpreh Drejtoresha e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, Lejda Çeli.
Kjo dramë që mban regjinë e Erjon Hinajt do të vijë nën interpretimin e katër aktorëve, ku një prej tyre është Kostaq Kreci. Për të do të jetë eksperienca e parë si pjesë e trupës së teatrit profesionist të Gjirokastrës.
“Menaxheria e qelqtë” është një dramë që pasqyron iluzionet e një realiteti dhe bote të pamëshirshme, duke trajtuar fatin e një familjeje amerikane ,në kohën e krizës së madhe ekonomike të viteve 30.
Gazetare: Y.Ponde
/RTSH/