Më 8 prill do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të diskutojë lidhur me mandati i Olta Xhaçkës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Ka qenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që ka bërë të ditur këtë gjë gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Ka qenë deputeti demokrat Gazmedn Bardhi që ka kërkuar të respektohet vendimi Gjykatës Kushtetuese dhe ka akuzuar mazhorancën për zvarritje të çështjes.
Diskutime nga mbledhja
Bardhi: Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.
Nikolla: Të hënën do të mbledhim këshillin e mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.
Bardhi: Procedura thotë se çështje do duhet të vij në kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.
Një ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se për këtë çështje do të mblidhet Këshilli i Mandateve, dhe se kjo nuk kishte ndodhur deri më tani për shkak se opozita “i kishte vënë zjarrin kuvendit” dhe se vetëm prej një javë ai iu rikthyer normalitetit.
/rtsh.al/