RTSH 24 Live

Film

 “L’amor fuggente”, një bashkëprodhim italo-shqiptar pritet të jetë gati në verë

17/12/2022

 “L’amor fuggente”, një bashkëprodhim italo-shqiptar pritet të jetë gati në verë

"L’amor fuggente", "Dashuri kalimtare", është një komendi romantike, bashkëpunim italo-shqiptar. 

E xhiruar në Romë dhe në Tiranë, ajo sjell historitë e 6 çifteve që ndërthuren me njëra-tjetrën. 

Ndërsa xhirimet po përmbyllen në ambjentet e BUNKArt, regjisori Italian Davide Lomma, shprehet i kënaqur për këtë bashkëpunim. 

"Është e hera e parë që marr pjesë në një bashkëpunim të tillë dhe e kisha përzemër ta bëja këtë sepse kemi realizuar një komedi romantike duke mos e vendosur në një vend të vetëm. Kemi dashur të arrijmë te zemrat e të gjithëve, duke folur për një gjë universale sicc është dashuria" thotë Loma. 

Lorenzo Adorni luan një prej roleve kryesore, atë të Filit, një regjisori të përfshirë një një lidhje dashurie me Mian, një mësuese matematike, rol i luajtur nga Katerina Shulha. 

"Një nga ëndrrat e mia është të bëhem regjisor prandaj ishte shumë argetuese të mund të bëja regjisorin duke bërë aktortin. Gjëja më e bukur ka qenë të punoja me njerëz thuajse të të njëjtës moshë, një grup të ri dhe shumë dinamik, gjë që e ka bërë punë të lehtë dhe argëtuese të njëjtën kohë thotë Adorni. 

Në kastin e kësaj komedie është edhe aktorja shqiptare, Eva Çela, në rolin e asistentes së Filit.
 
Teksa xhirimet po përfundojnë producentët janë të përqëndruar tek produkti final, që të pritet të shkojë tek shikuesit në fillimi të verës. 

Xhirimet e filmit në Tiranë u zhvilluan në një ambjent të veçantë, në teatrin brenda BunkArt, që nuk kaloi pa lënë mbresa tek stafi realizues. 

 

/ rtsh.al /