Në Prishtinë është duke u mbajtur Samit i Ballkanit Perëndimor 2024.
Në fjalimin e tij, kryeministri kosovar, Albin Kurti tha se Kosova është e pakrahasueshme sa i përket zhvillimit të demokracisë.
“Përkushtimi për sundimin e ligjit ka qenë i palëkundur, duke ndërtuar institucione dhe duke përfshirë qytetarë”, tha ai.
Kurti theksoi se qeveria e tij synon që të zhvillojnë sa më shumë ekonominë.
Ai po ashtu tha se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë në nivel për realizimin e qëllimeve.
“Bashkëpunimi rajonal është vital për realizimin e qëllimeve tona. Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë”, nënvizoi ai.
Kryeministri Kurti u shpreh më tej se komunitet në Kosovë po bashkohen për të krijuar një të ardhme sa më të mirë.
Në samit janë duke marrë pjesë edhe Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.
/ rtsh.al /